Musliu-Shoshi: Avni Dehari është vetëm një kukull e Albin Kurtit

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar se nuk po e respekton Kushtetutën e Kosovës. “Jemi duke u përballur me një kryeministër që nuk e njeh Kushtetutën e këtij vendi”, tha Musliu-Shoshi. Musliu-Shoshi në emisionin “Click” të RTV21, ka deklaruar se vendimmarrja brenda Lëvizjes Vetëvendosje bëhet nga…

Lajme

03/09/2026 22:45

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar se nuk po e respekton Kushtetutën e Kosovës.

“Jemi duke u përballur me një kryeministër që nuk e njeh Kushtetutën e këtij vendi”, tha Musliu-Shoshi.

Musliu-Shoshi në emisionin “Click” të RTV21, ka deklaruar se vendimmarrja brenda Lëvizjes Vetëvendosje bëhet nga Albin Kurti, ndërsa për kryetarin e Kuvendit në detyrë, Avni Dehari, tha se nuk është ai që merr vendimet.

Ajo e cilësoi Avni Deharin si “kukull të Albin Kurtit”, duke pretenduar se vendimet nuk merren nga ai.

“Avni Dehari është vetëm një kukull e Albin Kurtit, nuk është personi i cili merr vendime”, u shpreh ajo.

Musliu-Shoshi kritikoi edhe deputetët e Vetëvendosjes, duke thënë se, sipas saj, në gjashtë vitet e fundit nuk kanë dalë kundër vendimeve të Kurtit.

Ajo shtoi se, sipas saj, nuk është hera e parë që Albin Kurti dhe qeveria e tij shkelin Kushtetutën.