Abdixhiku pas takimit me Kurtin: E njoftova zyrtarisht për atë që ka ndodhur dje

Pas takimit, Abdixhiku ka deklaruar se e ka njoftuar Kurtin për zhvillimet e fundit në partinë e tij, pasiqë gjashtë deputetë të LDK-së nuk i kanë dhënë mbështetje kandidaturës së Bekim Sejdiut për president të vendit. “Njoftim i rregullt pas zhvillimeve në të dy partitë. Si e do rendi, kur kemi procese diskutuese duhet të…

Lajme

02/09/2026 18:31

Pas takimit, Abdixhiku ka deklaruar se e ka njoftuar Kurtin për zhvillimet e fundit në partinë e tij, pasiqë gjashtë deputetë të LDK-së nuk i kanë dhënë mbështetje kandidaturës së Bekim Sejdiut për president të vendit.

“Njoftim i rregullt pas zhvillimeve në të dy partitë. Si e do rendi, kur kemi procese diskutuese duhet të njoftojmë zyrtarisht njëri-tjetrin për zhvillimet partiake. Dhe, këtë e bëra. Atë që ka ndodhur dje, e njoftova Kurtin dhe ai më njoftoi për zhvillimet në kryesinë e VV-së dhe të Grupit Parlamentar”, ka thënë Abdixhiku.

Ai nuk ka komentuar shumë vendimin e gjashtë deputetëve të LDK-së për të mos e mbështetur kandidaturën e Sjediut, raporton lajmi.net

“Tash duhet t’i pyesni ata që kanë vendosur ta dërgojnë Kosovën në një situatë të paqartë”, ka thënë Abdixhiku.

I pyetur nëse do të vazhdojnë takimet mes tij dhe Kurtit, Abdixhiku është përgjigjur se përpjekjet do të ketë, por sipas tij, numrat për momentin nuk janë për të zgjedhur presidentin e vendit.

Kurse, sa i përket takimeve me partitë e tjera politike, Abdixhiku ka thënë se gjë e tillë do të ishte e mirëseardhur, por që sipas tij, ato janë distancuar nga një proces i tillë./Lajmi.net/