Lëvizjet në Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj shkarkon edhe nënkryetarin Blendi Sulaj
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shkarkuar nga detyra nënkryetarin e Bashkisë, Blendi Sulaj. Shkarkimi i tij vjen pesë ditë pasi Veliaj mori vendimin për t’i tërhequr Anuela Ristanit delegimin e kompetencave për drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Ndërkohë një ditë më parë Bashkia konfirmoi se Veliaj kishte pranuar dorëheqjet të nënkryetares së…
Lajme
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shkarkuar nga detyra nënkryetarin e Bashkisë, Blendi Sulaj.
Shkarkimi i tij vjen pesë ditë pasi Veliaj mori vendimin për t’i tërhequr Anuela Ristanit delegimin e kompetencave për drejtimin e Bashkisë së Tiranës.
Ndërkohë një ditë më parë Bashkia konfirmoi se Veliaj kishte pranuar dorëheqjet të nënkryetares së Bashkisë Anuela Ristani, sekretarit të Përgjithshëm Eldi Hoxha dhe Shefes së Kabinetit Blerina Beshku.
Në vend të Hoxhës, Veliaj komandoi sërish Alban Dokushin, i cili kishte mbajtur më herët këtë pozicion dhe ishte rikthyer në detyrë pas një vendimi të Gjykatës Administrative
Blendi Sulaj ishte emëruar nënkryetar i Bashkisë së Tiranës në vitin 2025./TCh/