Zyrtare: Barça–Real Madrid në tetor, caktohet data dhe ora e “El Clasicos”
La Liga ka zyrtarizuar datën dhe orën e përballjes së parë mes Barcelonës dhe Real Madridit për edicionin 2026/27. Dy gjigantët spanjollë do të përballen të dielën, më 25 tetor, duke nisur nga ora 21:00, në “Camp Nou”, në kuadër të javës së kampionatit, transmeton lajmi.net. “El Clásico” vjen në një moment kur të dyja…
Sport
La Liga ka zyrtarizuar datën dhe orën e përballjes së parë mes Barcelonës dhe Real Madridit për edicionin 2026/27.
Dy gjigantët spanjollë do të përballen të dielën, më 25 tetor, duke nisur nga ora 21:00, në “Camp Nou”, në kuadër të javës së kampionatit, transmeton lajmi.net.
“El Clásico” vjen në një moment kur të dyja skuadrat kanë bërë një nisje perfekte në La Liga. Pas tri xhirove të para, Barcelona dhe Real Madridi kanë nga tri fitore, duke marrë maksimumin e pikëve.
Skuadra e drejtuar nga Real Madridi e nisi kampanjën me fitoren 2-1 ndaj Espanyolit, ndërsa më pas triumfoi 4-1 ndaj Real Sociedadit dhe 4-0 kundër Malagas.
Edhe Barcelona ka treguar formë të lartë në javët e para. Katalunasit e mposhtën Elchen 5-0, ndërsa ndaj Athletic Bilbaos fituan 2-0.
Në ndeshjen e fundit, Barcelona zhvilloi një tjetër paraqitje bindëse, duke mposhtur Rayo Vallecanon 5-2.
Kështu, përballja e 25 tetorit pritet të jetë një nga ndeshjet më të mëdha të sezonit, me dy rivalët tradicionalë që synojnë të vazhdojnë luftën për kreun e tabelës./lajmi.net/