Përshkallëzohen tensionet në Hormuz, SHBA dhe Irani shkëmbejnë sulme
Shtetet e Bashkuara kanë kryer një sulm ndaj dy raketahedhësve iranianë në ishullin Larak, në zonën strategjike të Ngushticës së Hormuzit. Sipas autoriteteve iraniane, nga sulmi kanë humbur jetën dy persona, ndërsa dy të tjerë janë plagosur. Pas sulmit amerikan, Teherani ka pretenduar se ka ndërmarrë një kundërpërgjigje duke lëshuar raketa balistike në drejtim të…
Bota
Shtetet e Bashkuara kanë kryer një sulm ndaj dy raketahedhësve iranianë në ishullin Larak, në zonën strategjike të Ngushticës së Hormuzit.
Sipas autoriteteve iraniane, nga sulmi kanë humbur jetën dy persona, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.
Pas sulmit amerikan, Teherani ka pretenduar se ka ndërmarrë një kundërpërgjigje duke lëshuar raketa balistike në drejtim të dy bazave amerikane në Jordani.
Autoritetet e Jordanisë kanë deklaruar se forcat e saj kanë arritur të interceptojnë dhe rrëzojnë tetë raketa, raporton BBC, trnasmeton lajmi.net.
Ndërkohë, Irani ka pretenduar edhe se ka kryer një sulm me dron ndaj një baze amerikane në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ky pretendim është mohuar nga autoritetet në Abu Dhabi.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar Teheranin se Shtetet e Bashkuara do të reagojnë me forcë nëse Irani ndërmerr sulme të tjera kundër interesave amerikane./lajmi.net/