Osmani kritikon BE-në që po i jep mbështetje Serbisë: Nuk mund ta financosh një regjim që glorifikon armiqtë e Evropës dhe më pas të befasohesh kur ai sillet si një i tillë
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas qëndrimeve të institucioneve serbe lidhur me Ratko Mlladiqin, ish-komandantin e Ushtrisë së Republika Srpskas, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm nga Tribunali i Hagës për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Osmani me anë të një postimi në X ka thënë se reagimi i…
Lajme
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas qëndrimeve të institucioneve serbe lidhur me Ratko Mlladiqin, ish-komandantin e Ushtrisë së Republika Srpskas, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm nga Tribunali i Hagës për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.
Osmani me anë të një postimi në X ka thënë se reagimi i Serbisë ndaj Mlladiqit dëshmon, sipas saj, se politika e këtij shteti nuk ka ndryshuar, ndërsa ka kritikuar Bashkimin Evropian për qasjen ndaj Beogradit, transmeton lajmi.net.
“Bota me të drejtë është e indinjuar nga reagimi i regjimit të Vuçiqit ndaj vdekjes së kriminelit të dënuar të luftës, Ratko Mlladiq”, ka shkruar Osmani.
Ajo ka thënë se zhvillimet e fundit janë pikërisht ato për të cilat, sipas saj, Kosova ka paralajmëruar vazhdimisht Evropën.
“Serbia dhe regjimi i saj nuk kanë ndryshuar kurrë. Ajo që ka ndryshuar është se Serbia sot është një vend kandidat për anëtarësim në BE, i cili glorifikon kriminelët e luftës dhe kremton krimet e tyre”, ka deklaruar ajo.
Osmani ka akuzuar Serbinë se vazhdon të mohojë gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe dhunën seksuale gjatë luftës, si dhe krimet ndaj civilëve dhe fëmijëve.
Sipas saj, Beogradi vazhdon gjithashtu të ketë qasje konfrontuese ndaj fqinjëve të tij dhe të mbajë marrëdhënie të afërta me Rusinë, Kinën dhe Iranin.
“Një vend kandidat që qëndron në krah të Putinit, është partner me Kinën dhe Iranin dhe vepron kundër sigurisë së Evropës, ndërkohë që pretendon se është partner i Evropës”, ka shkruar Osmani.
Ish-presidentja ka kritikuar edhe qëndrimin e Brukselit, duke pretenduar se Bashkimi Evropian vazhdon ta mbështesë financiarisht Serbinë, pavarësisht qëndrimeve të saj politike.
“E megjithatë, Brukseli vazhdon ta shpërblejë me miliarda euro”, ka shkruar ajo.
Osmani ka theksuar se Serbia duhet të hapë arkivat e saj për të ndihmuar në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftërave në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Kroaci.
Ajo ka ngritur pyetjen se për sa kohë Bashkimi Evropian do të vazhdojë ta konsiderojë Serbinë si një shtet që ka ndryshuar.
“Pyetja nuk është më nëse Serbia ka ndryshuar. Pyetja është se për sa kohë Brukseli do të vazhdojë të shtiret se ajo ka ndryshuar”, ka deklaruar Osmani.
Në fund, ajo ka thënë se e kaluara e Serbisë vazhdon të jetë e lidhur me krimet e luftës dhe ka bërë thirrje që Brukseli të ndryshojë qasjen ndaj Beogradit.
“Serbia ende fle mbi varret masive të civilëve të pafajshëm. Ndoshta një ditë, vetëm një ditë, Brukseli do të zgjohet dhe do ta shohë fytyrën e vërtetë të Serbisë”, ka përfunduar Osmani.
Postimi:
Bota me të drejtë është e indinjuar nga reagimi i regjimit të Vuçiqit ndaj vdekjes së kriminelit të dënuar të luftës, Ratko Mlladiq.
Por kjo është pikërisht ajo për të cilën e kemi paralajmëruar Evropën gjatë gjithë kësaj kohe: Serbia dhe regjimi i saj nuk kanë ndryshuar kurrë.
Ajo që ka ndryshuar është se Serbia sot është një vend kandidat për anëtarësim në BE, i cili glorifikon kriminelët e luftës dhe kremton krimet e tyre.
Një vend kandidat që vazhdon të mohojë gjenocidin, krimet kundër njerëzimit, dhunën seksuale gjatë luftës, masakrimin e fëmijëve të vegjël, ndër të tjera.
Një vend kandidat që vazhdon t’i sulmojë fqinjët e tij.
Një vend kandidat që qëndron në krah të Putinit, është partner me Kinën dhe Iranin dhe vepron kundër sigurisë së Evropës, ndërkohë që pretendon se është partner i Evropës.
Një vend kandidat që refuzon të hapë arkivat e tij, ndërsa familjet në Kosovë, Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë ende kërkojnë të dashurit e tyre të zhdukur me forcë.
E megjithatë, Brukseli vazhdon ta shpërblejë me miliarda euro.
Nuk mund ta financosh një regjim që glorifikon armiqtë e Evropës dhe më pas të befasohesh kur ai sillet si një i tillë.
Pyetja nuk është më nëse Serbia ka ndryshuar. Pyetja është se për sa kohë Brukseli do të vazhdojë të shtiret se ajo ka ndryshuar.
Serbia ende fle mbi varret masive të civilëve të pafajshëm.
Ndoshta një ditë, vetëm një ditë, Brukseli do të zgjohet dhe do ta shohë fytyrën e vërtetë të Serbisë./lajmi.net/
The world is rightly outraged by Vucic regime’s reaction to the death of convicted war criminal Ratko Mladić.
But this is what we warned Europe about all along: Serbia and its regime have never changed.
What has changed is that Serbia today is an EU candidate country that… pic.twitter.com/Jx5vcTlUDZ
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) August 29, 2026