Laura Fazliu fantastike, shkon në finale të Lojërave Mesdhetare – lufton për medaljen e artë

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka siguruar finalen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, në kategorinë 63 kilogramë, duke bërë një tjetër paraqitje të shkëlqyer në garën që po zhvillohet në Itali. Fazliu, e cila në xhiron e parë ishte e lirë, në çerekfinale mposhti me Ippon turken Ozlem Yildiz, ndërsa në gjysmëfinale ka triumfuar ndaj francezes…

Sport

29/08/2026 13:57

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka siguruar finalen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, në kategorinë 63 kilogramë, duke bërë një tjetër paraqitje të shkëlqyer në garën që po zhvillohet në Itali.

Fazliu, e cila në xhiron e parë ishte e lirë, në çerekfinale mposhti me Ippon turken Ozlem Yildiz, ndërsa në gjysmëfinale ka triumfuar ndaj francezes Doris Boursas.

Me këtë fitore, Fazliu ka siguruar finalen dhe tashmë do të luftojë për medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.