Largohet nga Kosova pas më shumë se 3 vitesh shërbim Eva Palatova, u bën thirrje liderëve politikë për bashkëpunim me BE-në drejt zgjidhjes së problemeve
Ushtruesja e detyrës së Shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, po largohet nga Kosova pas më shumë se tre vitesh shërbim në vend. Në një njoftim të Zyrës së BE-së në Kosovë thuhet se gjatë periudhës së saj, marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës kanë hyrë në një kapitull të ri,…
Lajme
Ushtruesja e detyrës së Shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, po largohet nga Kosova pas më shumë se tre vitesh shërbim në vend.
Në një njoftim të Zyrës së BE-së në Kosovë thuhet se gjatë periudhës së saj, marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës kanë hyrë në një kapitull të ri, transmeton lajmi.net.
Me rastin e largimit, Palatova u ka bërë apel autoriteteve dhe aktorëve politikë në Kosovë që të angazhohen me Bashkimin Evropian në mënyrë konstruktive, bashkëpunuese dhe të orientuar drejt zgjidhjes së problemeve.
“BE-ja është këtu për ta mbështetur Kosovën!”, thuhet në mesazhin e Zyrës së BE-së në Kosovë.
Postimi i plotë:
Ndërsa ushtruesja e detyrës së Shefes së BE-së në Kosovë, Eva Palatova, largohet pas më shumë se tre vitesh të përmbushura në Kosovë, gjatë të cilave marrëdhëniet
–
hynë në një kapitull të ri, apeli i saj i fundit për autoritetet dhe aktorët politikë të Kosovës është që të angazhohen me BE-në në mënyrë konstruktive, bashkëpunuese dhe të orientuar drejt zgjidhjes së problemeve.