​Olivier Guerot largohet nga Kosova pas katër vitesh si ambasador i Francës

Pas katër vitesh në Kosovë, ambasadori i Francës, Olivier Guerot, ka përfunduar misionin e tij diplomatik në vend. Gjatë mandatit të tij, Guerot është angazhuar në forcimin e lidhjeve dhe miqësisë ndërmjet Francës dhe Kosovës. Në mesazhin e publikuar me rastin e përfundimit të mandatit, ambasadorit francez i është shprehur mirënjohje për përkushtimin dhe kontributin…

Lajme

28/08/2026 13:03

Pas katër vitesh në Kosovë, ambasadori i Francës, Olivier Guerot, ka përfunduar misionin e tij diplomatik në vend.

Gjatë mandatit të tij, Guerot është angazhuar në forcimin e lidhjeve dhe miqësisë ndërmjet Francës dhe Kosovës.

Në mesazhin e publikuar me rastin e përfundimit të mandatit, ambasadorit francez i është shprehur mirënjohje për përkushtimin dhe kontributin e tij gjatë katër viteve të shërbimit në Kosovë.

Po ashtu, atij i janë uruar suksese në angazhimet e ardhshme diplomatike dhe profesionale.