Përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së mbërrijnë në Kuvend, deputetët e PDK-së dhe AAK-së janë në sallë poashtu
Përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë janë të pranishëm në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës. Ata janë përshëndetur nga deputetë të Aleancës dhe Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët janë rikthyer në sallën e Kuvendit me kërkesën për vazhdimin e procesit të konstituimit të…
Lajme
Përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë janë të pranishëm në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës.
Ata janë përshëndetur nga deputetë të Aleancës dhe Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët janë rikthyer në sallën e Kuvendit me kërkesën për vazhdimin e procesit të konstituimit të legjislaturës së re, transmeton lajmi.net.
Prania e përfaqësuesve ndërkombëtarë vjen në një kohë kur Kuvendi vazhdon të jetë i pakonstituuar, ndërsa deputetët nuk kanë arritur ende marrëveshje për tejkalimin e ngërçit politik./lajmi.net/