“Cili është misioni i tij?” Rama për Boiken Abazin: Pse duhet ta marr shtetësinë e një shteti dikush që ka rrezikuar sigurinë e atij shteti?

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas vendimit për pajisjen me shtetësi të Kosovës të Boiken Abazit, i cili në vitin 2016 ishte dëbuar nga Kosova për shkak se ishte cenim të sigurisë kombëtare. Rama, përmes një postimi, ka shprehur kritika për vendimin e presidentes në detyrë, Albulena Haxhiu, për dhënien e…

Lajme

28/08/2026 09:31

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas vendimit për pajisjen me shtetësi të Kosovës të Boiken Abazit, i cili në vitin 2016 ishte dëbuar nga Kosova për shkak se ishte cenim të sigurisë kombëtare.

Rama, përmes një postimi, ka shprehur kritika për vendimin e presidentes në detyrë, Albulena Haxhiu, për dhënien e shtetësisë së Kosovës për Abazin, transmeton lajmi.net.

“URIME, KOSOVË!”, ka shkruar Rama në fillim të reagimit të tij.

Ai ka shkruar se Abazi ishte dëbuar nga Kosova në vitin 2016 pasi ishte konsideruar rrezik për sigurinë kombëtare, ndërsa ka përmendur edhe raste të evidentuara nga organet e Kosovës, përfshirë sulm ndaj personit zyrtar, prishje të rendit publik dhe dëmtim të pasurisë.

Rama ka ngritur pikëpyetje mbi bazën ligjore dhe arsyetimin moral të vendimit për dhënien e shtetësisë.

“Ligjërisht, si e pajis një deputete dikë me shtetësi? Moralisht, pse duhet ta marrë shtetësinë e një shteti dikush që ka rrezikuar sigurinë e atij shteti?”, ka shkruar ai.

Në fund, kryetari i Prishtinës ka ngritur edhe pyetjen se cili është, sipas tij, misioni i Abazit pas pajisjes me shtetësi të Kosovës.

Sipas dokumentit të publikuar më herët, kërkesa për shtetësi nga Abazi ishte bërë në vitin 2022, ndërsa dekretin për dhënien e saj e ka nënshkruar Albulena Haxhiu më 7 korrik 2026. Përpara saj, kërkesa ishte shqyrtuar gjatë presidencës së Vjosa Osmanit, por nuk ishte miratuar./Lajmi.net/