PDK dhe Aleanca vazhdojnë aksionin para Qeverisë

Asambleistë, drejtorë e aktivistë të PDK-së nga komuna e Ferizajt dhe Kaçanikut, janë ata që ju kanë bashkuar deputetëve të PDK-së dhe Aleancës në aksionin e sotëm para ndërtesës së qeverisë. PDK-ja prej më shumë se dy javësh ka nisur këtë aksion para ndërtesës së Qeverisë duke kundërshtuar vazhdimin e ushtrimit të detyrës nga kryetari…

Lajme

28/08/2026 08:08

Asambleistë, drejtorë e aktivistë të PDK-së nga komuna e Ferizajt dhe Kaçanikut, janë ata që ju kanë bashkuar deputetëve të PDK-së dhe Aleancës në aksionin e sotëm para ndërtesës së qeverisë.

PDK-ja prej më shumë se dy javësh ka nisur këtë aksion para ndërtesës së Qeverisë duke kundërshtuar vazhdimin e ushtrimit të detyrës nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe duke kërkuar funksionalizimin e institucioneve.

Këtij aksioni gjatë ditëve të ndryshme iu kanë bashkangjitur deputetë nga Aleanca, si dhe asambleistë, drejtorë e aktivistë të PDK-së nga komuna të ndryshme.