Kosova pa asnjë skuadër në garat evropiane – Drita eliminohet, klubi nga Andorra e mposhtë pas gjuajtjes së penaltive

Skuadra e Dritës nuk ka arritur të siguroj fazën e grupeve të Konferencë Ligës. Ekipi nga Kosova u eliminua nga skuadra nga shteti i Andorrës, Inter Escaldes, transmeton lajmi.net. Ndeshja pas 120 minutave përfundoi me rezultat 0:0. Për të përcaktuar skuadrën që siguron kualifikimin tutje, u deshën të gjuhen penaltitë. Pas gjuajtjes së penaltive, Escaldes…

Sport

27/08/2026 21:48

Skuadra e Dritës nuk ka arritur të siguroj fazën e grupeve të Konferencë Ligës.

Ekipi nga Kosova u eliminua nga skuadra nga shteti i Andorrës, Inter Escaldes, transmeton lajmi.net.

Ndeshja pas 120 minutave përfundoi me rezultat 0:0. Për të përcaktuar skuadrën që siguron kualifikimin tutje, u deshën të gjuhen penaltitë.

Pas gjuajtjes së penaltive, Escaldes ishin më të saktë, duke shënuar katër, kurse Drita shënoi vetëm dy.

Abazaj dhe Jashari humbën penaltitë tek Drita, kurse tek skuadra nga Andorra e huqi vetëm Arellano.

Ndeshja e parë në Prishtinë kishte përfunduar me rezultat 2:2.

Kosova s’do ta ketë asnjë skuadër që do ta përfaqësoj në garat evropiane. /lajmi.net/