Nepali nën ujë: Mbi 350 viktima e qindra të zhdukur pas shembjes së akullnajës

Më shumë se 350 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet masive që kanë goditur zonën pranë kufirit të Nepalit me Tibetin e Kinës, ndërsa rreth 1,000 persona ende rezultojnë të zhdukur. Mes të zhdukurve raportohet se janë rreth 700 turistë të huaj, në një zonë të frekuentuar nga turistë, alpinistë dhe pelegrinë. Ekipet e shpëtimit…

Bota

27/08/2026 15:38

Më shumë se 350 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet masive që kanë goditur zonën pranë kufirit të Nepalit me Tibetin e Kinës, ndërsa rreth 1,000 persona ende rezultojnë të zhdukur.

Mes të zhdukurve raportohet se janë rreth 700 turistë të huaj, në një zonë të frekuentuar nga turistë, alpinistë dhe pelegrinë.

Ekipet e shpëtimit po përdorin helikopterë për kërkimet dhe për shpërndarjen e tendave, ushqimit dhe furnizimeve të tjera emergjente për mijëra persona që kanë mbetur të izoluar në qytete dhe lugina, shkruan BBC.

Përmbytjet kanë shkaktuar dëme të mëdha, ndërsa ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për personat e zhdukur.

Ekspertët dyshojnë se katastrofa është shkaktuar nga shembja e një akullnaje, e cila ka çliruar sasi të mëdha uji, duke shkaktuar vërshime të fuqishme.

Mes shkatërrimit të madh, autoritetet kanë raportuar edhe raste të jashtëzakonshme mbijetese, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë.