Lladrovci për Halil Thaçin e Prebrezen: Me qef a pa qef kanë me u ulë me neve për u marrë vesh për çështjen e pastrimit

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrvoci, pas takimit me të parin e Prishtinës dhe atë të Lipjanit rreth çështjes së pastrimit, ka thënë se, duhet të merren vesh edhe me edhe kryetarët e Podujevës, Obiliqit e Fushë Kosovës. Lladrovci, tha se janë dakord me Përparim Ramën, që secila komunë të ketë kompaninë e pastrimit. ‘’Ne jem…

Lajme

27/08/2026 12:03

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrvoci, pas takimit me të parin e Prishtinës dhe atë të Lipjanit rreth çështjes së pastrimit, ka thënë se, duhet të merren vesh edhe me edhe kryetarët e Podujevës, Obiliqit e Fushë Kosovës.

Lladrovci, tha se janë dakord me Përparim Ramën, që secila komunë të ketë kompaninë e pastrimit.

‘’Ne jem dakord 100% çka kemi bisedu sot. Edhe e thatë ju që kanë deklaru kryetari i Obiliqit dhe ai i Fushë Kosovës, ne nuk i komentojmë deklaratat e tyre, por ata me qef ose pa qef kanë me u ulë me neve sepse ne duhet të merremi vesh për kompaninë. Kurrkush nuk mundet me marrë përgjegjësinë për një kompani që e themeluar nga të gjitha këto komuna, për të marrë veç vetë borxhet apo edhe të mirat e saj. Ne jemi në gjendje shumë të rëndë në komunat tona me mbeturinat. Ne do të merremi vesh edhe me zotin Bulliqi, por edhe me dy kryetarët e komunave, sepse është përgjegjësi e të gjithë neve”, ka thënë ai,