“Burri vrau gruan e tij duke ushtruar dhunë fizike” – Prokuroria jep detaje për vrasjen e rëndë në Prizren
Prokuroria Themelore në Prizren, ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen në Prizren. Siç ka njoftuar Prokuroria, sot menjëherë pas mesnate ka ndodhur një rast i vrasjes së rëndë. “Pas pranimit të informatës, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda, së bashku me njësitet relevante të Policisë…
Lajme
Prokuroria Themelore në Prizren, ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen në Prizren.
Siç ka njoftuar Prokuroria, sot menjëherë pas mesnate ka ndodhur një rast i vrasjes së rëndë.
“Pas pranimit të informatës, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda, së bashku me njësitet relevante të Policisë së Kosovës, ekipet e krim-teknikës dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), me qëllim të zhvillimit dhe përfundimit të procedurave hetimore në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në IML”, ka njoftuar Prokuroria.
Sipas Prokurorisë, i dyshuari B.D ka privuar nga jeta gruan e tij, duke ushtruar dhunë fizike dhe se rasti ka ndodhur brenda familjes.
“Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari B.D., është ndaluar për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Brenda afatit ligjor, Prokuroria do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit. Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke vazhduar hetimet intensive për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje”, ka njoftuar Prokuroria. /Lajmi.net/