Kapet një furgon me mallra të kontrabanduara në Viti, vlera mbi 5 mijë euro
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka parandaluar një rast të dyshuar të kontrabandës me mallra në zonën kufitare me Maqedoninë e Veriut. Sipas njoftimit të Policisë, më 26 gusht, njësia e Task Forcës–Jugu ka vërejtur një furgon të bardhë me targa vendore duke hyrë ilegalisht nga drejtimi i fshatit Tanushë të…
Lajme
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka parandaluar një rast të dyshuar të kontrabandës me mallra në zonën kufitare me Maqedoninë e Veriut.
Sipas njoftimit të Policisë, më 26 gusht, njësia e Task Forcës–Jugu ka vërejtur një furgon të bardhë me targa vendore duke hyrë ilegalisht nga drejtimi i fshatit Tanushë të Maqedonisë së Veriut, në territorin e Kosovës, në drejtim të fshatit Mjak të Vitisë.
Njësitet policore kanë reaguar menjëherë dhe kanë arritur ta ndalojnë automjetin pranë brezit kufitar.
Gjatë kontrollit, në furgon janë gjetur sasi të konsiderueshme të produkteve ushqimore, përfshirë:
9 mijë e 525 copë çipsa;
700 copë pashteta nga 95 gramë;
750 copë gullash gjedhi nga 200 gramë.
Policia njofton se drejtuesi i automjetit nuk posedonte dokumentacion për prejardhjen apo importimin e mallrave, të cilat mbanin mbishkrime të Maqedonisë së Veriut.
Vlera preliminare e mallrave të dyshuara si të kontrabanduara vlerësohet të jetë mbi 5 mijë euro, pa përfshirë detyrimet dhe taksat doganore të shmangura.
Mallrat dhe automjeti janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminalin doganor. Rasti do të procedohet më tej nga njësitet kompetente të Doganës së Kosovës. /Lajmi.net/