Alarmi nga ZKA: 33% e nxënësve kanë përjetuar dhunë ose bullizëm, 15% nuk ndihen të lirë ta raportojnë
Zyra Kombëtare e Auditimit ka prezantuar rezultatet e auditimit “Siguria e nxënësve në shkollat publike në Kosovë”, për klasat VI-XII për periudhën 2022-2025. Drejtoresha e Auditimit, Ariana Gjonbalaj, në tryezën e diskutimit theksoi se 33% e 771 nxënësve të anketuar në tri komuna, Gjakovë, Ferizaj dhe Prishtinë, thanë se kanë përjetuar dhunë ose bullizim. Sipas…
Lajme
Zyra Kombëtare e Auditimit ka prezantuar rezultatet e auditimit “Siguria e nxënësve në shkollat publike në Kosovë”, për klasat VI-XII për periudhën 2022-2025.
Drejtoresha e Auditimit, Ariana Gjonbalaj, në tryezën e diskutimit theksoi se 33% e 771 nxënësve të anketuar në tri komuna, Gjakovë, Ferizaj dhe Prishtinë, thanë se kanë përjetuar dhunë ose bullizim.
Sipas gjetjeve të Auditimit, 15% e tyre nuk ndihen të lirë të raportojnë këto raste.
Në tryezë u diskutuan edhe kërkesat më të shpeshta, siç janë kontrollet e nxënësve, më shumë kamera dhe roje, masa disiplinore, aktivitete kundër bullizimit dhe më shumë mbështetje nga mësimdhënësit e psikologët.