Donjeta Sadiku kërkon sot finalen në “Taranto 2026”, përballet me boksieren greke

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku do të zbresë sot në ring, me synimin për të bërë edhe një hap drejt medaljes së artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Sadiku, medaliste Botërore dhe Evropiane, do të përballet në gjysmëfinale të kategorisë deri në 60 kilogramë me boksieren greke Sofia Legaki. Përballja do të zhvillohet sot, nga ora…

Sport

26/08/2026 09:20

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku do të zbresë sot në ring, me synimin për të bërë edhe një hap drejt medaljes së artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Sadiku, medaliste Botërore dhe Evropiane, do të përballet në gjysmëfinale të kategorisë deri në 60 kilogramë me boksieren greke Sofia Legaki. Përballja do të zhvillohet sot, nga ora 18:00.

Sadiku e ka siguruar tashmë medaljen e parë për Kosovën në këtë edicion të Lojërave Mesdhetare. Ajo në çerekfinale mposhti turken Esmanur Lok me vendim të ndarë të gjyqtarëve, 4:1, pas një dueli të fortë dhe të luftuar deri në fund.

Me kalimin në gjysmëfinale, Sadiku e ka të garantuar të paktën medaljen e bronztë, por objektivi i saj mbetet shumë më i madh finalja dhe medalja e artë.