Aleanca: Shteti nuk mund të funksionojë me dyer të mbyllura, me institucione të bllokuara
Anëtarë të Aleancës si dhe deputet të zgjedhur i janë bashkuar sot PDK-së në bllokimin e hyrjes së Qeverisë së Kosovës, si shenjë proteste me zhvillimet në vend. Nga Aleanca kanë thënë se nuk do të ndalen dhe se shteti nuk mund të funksionojë me dyer të mbyllura e institucione të bllokuara, transmeton lajmi.net. Postimi…
Lajme
Anëtarë të Aleancës si dhe deputet të zgjedhur i janë bashkuar sot PDK-së në bllokimin e hyrjes së Qeverisë së Kosovës, si shenjë proteste me zhvillimet në vend.
Nga Aleanca kanë thënë se nuk do të ndalen dhe se shteti nuk mund të funksionojë me dyer të mbyllura e institucione të bllokuara, transmeton lajmi.net.
Postimi i plotë:
Kryesia e Aleancës, së bashku me Grupin Parlamentar, sot protestoi në shenjë të pakënaqësisë ndaj bllokimit institucional dhe uzurpimit të hapësirave që i takojnë institucioneve të Republikës së Kosovës.
Mesazhi ynë është i qartë: Shteti nuk mund të funksionojë me dyer të mbyllura, me institucione të bllokuara dhe me hapësira të uzurpuara./Lajmi.net/