Sadiku: Kurti ka për qëllim ta dërgojë vendin në zgjedhje
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka thënë se kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka për qëllim që ta dërgojë vendin edhe në një palë zgjedhje.Sadiku ka thënë se nuk ka informata nga negociatat mes VV-së e LDK-së, por që sipas tij Kurti ka qëllim që Kosova të shkojë përsëri në zgjedhje. Sipas…
Lajme
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka thënë se kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka për qëllim që ta dërgojë vendin edhe në një palë zgjedhje.Sadiku ka thënë se nuk ka informata nga negociatat mes VV-së e LDK-së, por që sipas tij Kurti ka qëllim që Kosova të shkojë përsëri në zgjedhje.
Sipas tij, Kurtit i konvenon që të qëndrojë sa më gjatë kryeministër në detyrë pasi që nuk ka kontroll parlamentar ndaj tij dhe Qeverisë.
“Nëse ne shkojmë në zgjedhje prapë i vetmi person që del fitues është Kurti dhe Vetëvendosje. Këta vazhdojnë të mbesin në detyrë. Atyre i konvenon më së shumti sepse janë pa kontroll. Qëllimi i tij (Kurtit) ka qenë zgjedhjet dhe po vazhdon me qenë zgjedhjet sepse kështu mbetet në pozitë pa kontroll. Kjo më bën me dyshu që ky ka me na dërgu në zgjedhje”, ka thënë Sadiku në Paradoks.
Sipas Sadikut, Kurti do të zgjedh momentin e tij më të volitshëm për shkak se në zgjedhjet e fundit humbi më shumë se 100 mijë vota.“Zgjedhjet do të jenë në momentin që këtij i konvenon sepse në zgjedhjet e fundit i ka humb 100 mijë votues. Ky e ka krijuar një bastion të madh në diasporë përmes dezinformatave”, ka thënë mes të tjerash Sadiku