Aleanca nesër dorëzon kallëzim penal ndaj Qeverisë në detyrë
Aleanca ka njoftuar se nesër do të dorëzojë kallëzim penal pranë Prokurorisë Speciale në Prishtinë, “lidhur me vendimet antikushtetuese të Qeverisë në detyrë”. Sipas njoftimit, kallëzimi penal do të dorëzohet në ambientet e Prokurorisë Speciale, ndërsa pas dorëzimit do të ketë edhe deklarim për media. Ngjarja pritet të zhvillohet në orën 09:30.