VV dorëzon nesër në hetuesi materiale për legalizime të dyshimta në Komunën e Prishtinës

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje! në Kuvendin Komunal të Prishtinës kanë njoftuar se kanë pranuar materiale të reja nga sinjalizues, të cilat, sipas tyre, përmbajnë prova për raste të dyshimta të legalizimeve dhe informacione për procese të tjera që dyshohen si të jashtëligjshme nga zyrtarë të Komunës së Prishtinës. Përmes një njoftimi, VV ka bërë të…

Lajme

25/08/2026 20:20

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje! në Kuvendin Komunal të Prishtinës kanë njoftuar se kanë pranuar materiale të reja nga sinjalizues, të cilat, sipas tyre, përmbajnë prova për raste të dyshimta të legalizimeve dhe informacione për procese të tjera që dyshohen si të jashtëligjshme nga zyrtarë të Komunës së Prishtinës.

Përmes një njoftimi, VV ka bërë të ditur se materialet janë pranuar në adresat elektronike të asamblistëve dhe se, nëse vërtetohen nga organet kompetente, ato mund të përbëjnë dëshmi për vepra të ndryshme penale.

“Për këtë arsye, nesër, në ora 10:00, asamblistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! do t’ua dorëzojnë këto materiale organeve kompetente”, thuhet në njoftim.

Me rastin e dorëzimit të materialeve, asamblistët e VV-së kanë paralajmëruar edhe mbajtjen e një konference për media para objektit të hetuesisë, në rrugën “Luan Haradinaj”.

VV ka ftuar përfaqësuesit e mediave që ta përcjellin këtë aktivitet. /Lajmi.net/