Ministria e Mbrojtjes hap konkurs për rekrutimin e stafit në Fabrikën e Municioneve në Gjakovë
Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs për rekrutimin e personelit profesional, teknik dhe mbështetës, i cili do të angazhohet në Kompleksin për Prodhimin e Municioneve në Jahoc të Gjakovës. Sipas njoftimit, konkursi përfshin pozita në fusha të ndryshme, përfshirë inxhinierinë, teknikën, prodhimin, mirëmbajtjen, kontrollin e cilësisë, sigurinë dhe logjistikën, si dhe fusha të tjera të…
Lajme
Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs për rekrutimin e personelit profesional, teknik dhe mbështetës, i cili do të angazhohet në Kompleksin për Prodhimin e Municioneve në Jahoc të Gjakovës.
Sipas njoftimit, konkursi përfshin pozita në fusha të ndryshme, përfshirë inxhinierinë, teknikën, prodhimin, mirëmbajtjen, kontrollin e cilësisë, sigurinë dhe logjistikën, si dhe fusha të tjera të nevojshme për funksionimin e kompleksit, transmeton lajmi.net.
Ministria ka bërë të ditur se përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe mbi bazën e parimeve të transparencës, meritokracisë dhe profesionalizmit.
Kandidatët e përzgjedhur, para angazhimit në detyrë, do t’i nënshtrohen trajnimeve të nevojshme profesionale.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, hapja e konkursit paraqet një hap të rëndësishëm drejt funksionalizimit të Fabrikës së Municioneve dhe zhvillimit të kapaciteteve vendore në industrinë e mbrojtjes.
Afati për aplikim është nga 24 deri më 30 gusht 2026, ndërsa të interesuarit mund të aplikojnë përmes platformës së konkurseve të institucioneve publike të Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Ju njoftojmë se Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkursin për rekrutimin e personelit profesional, teknik dhe mbështetës që do të angazhohet në Kompleksin për Prodhimin e Municioneve në Jahoc të Gjakovës.
Ky konkurs përfshin fusha të ndryshme, si: inxhinieri, teknikë, prodhim, mirëmbajtje, kontroll i cilësisë, siguri, logjistikë, si dhe fusha të tjera të nevojshme për funksionimin e kompleksit.
Përzgjedhja e aplikantëve do të bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe parimet e transparencës, meritokracisë dhe profesionalizmit.
Aplikantët e përzgjedhur, para se të angazhohen në detyrë, do të ndjekin trajnimet e nevojshme profesionale. Hapja e këtij konkursi shënon një hap të rëndësishëm drejt funksionalizimit të Fabrikës së Municioneve dhe zhvillimit të kapaciteteve vendore për industrinë e mbrojtjes.
Ftohen të gjithë të interesuarit që plotësojnë kriteret për të aplikuar dhe për t’u bërë pjesë e këtij procesi të rëndësishëm.
Afati për aplikim është nga data 24–30 gusht 2026.
Aplikimi realizohet duke klikuar në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/jobs?servant=4&institution=28091/lajmi.net/