Albin Kurti nesër për vizitë në Maqedoninë e Veriut, paralajmërohet regjim i posaçëm i trafikut në Shkup

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të vizitojë nesër Maqedoninë e Veriut. Për shkak të kësaj vizite, në Shkup është paralajmëruar regjim i posaçëm i trafikut në disa zona. “Për këto arsye, Njësia për Sigurinë e Trafikut Rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të trafikut në zonën e qytetit…

Lajme

25/08/2026 15:38

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të vizitojë nesër Maqedoninë e Veriut.

Për shkak të kësaj vizite, në Shkup është paralajmëruar regjim i posaçëm i trafikut në disa zona.

“Për këto arsye, Njësia për Sigurinë e Trafikut Rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të trafikut në zonën e qytetit të Shkupit”.

“SPB Shkup u bën apel të gjithë qytetarëve pjesëmarrës në trafik që t’i respektojnë urdhrat që do t’i japin nëpunësit policorë”, thonë nga MPB.

Ndryshe nga Qeveria e Kosovës nuk janë dhënë detaje në lidhje me këtë vizitë, apo takimet zyrtare që Kurti pritet t’i zhvillojë./Lajmi.net/