Sekuestrohen 150 doza kokainë e kanabis në Dhërmi, arrestohen dy persona

Një sasi prej rreth 150 dozash kokainë dhe kanabisi është sekuestruar nga Policia në Dhërmi, ndërsa dy persona janë arrestuar në flagrancë, të dyshuar për shitjen e lëndëve narkotike. Në pranga kanë përfunduar F. B., 31 vjeç, banues në Fier dhe E. K., 27 vjeç, banues në Vlorë. Të dy u kapën pranë një beach…

Lajme

25/08/2026 15:06

Një sasi prej rreth 150 dozash kokainë dhe kanabisi është sekuestruar nga Policia në Dhërmi, ndërsa dy persona janë arrestuar në flagrancë, të dyshuar për shitjen e lëndëve narkotike.

Në pranga kanë përfunduar F. B., 31 vjeç, banues në Fier dhe E. K., 27 vjeç, banues në Vlorë. Të dy u kapën pranë një beach bar-i në fshatin Dhërmi, ndërsa dyshohet se posedonin doza kokainë dhe Cannabis Sativa me qëllim shitjen.

Gjatë kontrollit të automjetit të 31-vjeçarit, si dhe të ruloti ku ai qëndronte, Policia gjeti edhe doza të tjera të lëndëve të dyshuara narkotike.

Në total u sekuestruan rreth 150 doza kokainë dhe kanabis, si dhe automjeti i 31-vjeçarit.