BE-ja kërkon nga Kosova respektimin e sundimit të ligjit dhe karakterit shumetnik: Pretendimet për sjellje të pahijshme nga Policia të hetohen
Ushtruesja e detyrës së Shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, është takuar me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet në vend dhe respektimin e parimeve të sundimit të ligjit. Palatova ka theksuar nevojën që institucionet e Kosovës të respektojnë sundimin e…
Lajme
Ushtruesja e detyrës së Shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, është takuar me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet në vend dhe respektimin e parimeve të sundimit të ligjit.
Palatova ka theksuar nevojën që institucionet e Kosovës të respektojnë sundimin e ligjit dhe karakterin shumetnik të vendit, transmeton lajmi.net.
Në këtë takim, BE-ja ka bërë të ditur se pret që pretendimet për sjellje të pahijshme nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës të hetohen në mënyrë të duhur. Po ashtu, sipas BE-së, çdo rrënim duhet të kryhet duke respektuar procedurat e rregullta ligjore.
Bashkimi Evropian ka përsëritur mbështetjen për rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian, duke theksuar se përparimi në këtë drejtim kërkon edhe përmbushjen e obligimeve nga institucionet e Kosovës.
Postimi i plotë:
Ushtruesja e detyrës së Shefes së BE-së në Kosovë, Eva Palatova, u takua me Ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe theksoi nevojën që institucionet e
Kosovës të respektojnë sundimin e ligjit dhe karakterin shumetnik.
BE-ja mbështet rrugën e Kosovës drejt BE-së; Kosova duhet ta bëjë pjesën e saj./lajmi.net/