E mitura bie nga kati i gjashtë i ndërtesës në Pejë, QKUK: Gjendja e saj është e rëndë
Një e mitur është në gjendje të rëndë shëndetësore pasi ka rënë nga terasa e një banese në katin e gjashtë në Pejë. Gjendjen e saj për lajmi.net e ka konfirmuar drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla. Syla ka bërë të ditur se e mitura është trajtuar fillimisht në Qendrën Emergjente, në kuadër të…
Lajme
Një e mitur është në gjendje të rëndë shëndetësore pasi ka rënë nga terasa e një banese në katin e gjashtë në Pejë.
Gjendjen e saj për lajmi.net e ka konfirmuar drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.
Syla ka bërë të ditur se e mitura është trajtuar fillimisht në Qendrën Emergjente, në kuadër të njësisë së politraumës, ndërsa më pas është transferuar në Mjekimin Intensiv të Klinikës së Pediatrisë për trajtim të mëtejshëm.
“Është trajtuar në QE, politraumë e rëndë, gjendje e rëndë. Është transferuar në Mjekimin Intensiv të Klinikës së Pediatrisë për trajtim të mëtejshëm”, ka deklaruar Syla për lajmi.net.
Pas rënies, e mitura fillimisht ishte dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore është transferuar më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.
Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar se zyrtarët policorë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes pas marrjes së informatës për rastin. /Lajmi.net/