Nipi i Eqrem Kryeziut: Vdiq rreth orës 07:00 në spital, kishte probleme shëndetësore kohëve të fundit

Elbasan Kryeziu, nipi i i ish-nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Eqrem Kryeziut ka dërguar një mesazh përmes së cilit ka njoftuar se ish-kryetari i Prizrenit vdiq sot rreth orës 07:00 në spital. Ai vdiq në moshën 78-vjeçare. “Sot, rreth orës 07:00, ka ndërruar jetë në spital axha im, Eqrem Kryeziu, i cili kohëve të…

Lajme

25/08/2026 12:25

Elbasan Kryeziu, nipi i i ish-nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Eqrem Kryeziut ka dërguar një mesazh përmes së cilit ka njoftuar se ish-kryetari i Prizrenit vdiq sot rreth orës 07:00 në spital. Ai vdiq në moshën 78-vjeçare.

“Sot, rreth orës 07:00, ka ndërruar jetë në spital axha im, Eqrem Kryeziu, i cili kohëve të fundit kishte probleme shëndetësore. Axha Eqrem vuante prej disa vitesh nga diabeti”, thuhet në mesazhin e nipit të Eqrem Kryeziut.

Elbasani tha se Eqrem Kryeziu “pas vetes la bashkëshorten, dy djem dhe një vajzë, si dhe shumë nipa e mbesa”.

Varrimi i veprimtarit të LDK-së “do të bëhet sot, pas namazit të Ikindisë, në Varrezat e Reja të Qytetit, në Landovicë”, thuhet në mesazh.

“Paraprakisht, nën patronatin e Komunës së Prizrenit, në orën 14:30 do të mbahet mbledhje komemorative në nderim të të ndjerit, në Shtëpinë e Kulturës ‘Xhemajli Berisha’ në Prizren”, tha nipi i Eqrem Kryeziut në mesazhin dërguar në Kosova Live.