Hykmete Bajrami për vdekjen e Eqrem Kryeziut: Do të kujtohet për urtësinë dhe përkushtimin

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vdekjes së Eqrem Kryeziut. Bajrami ka shprehur pikëllimin e saj për ndarjen nga jeta të Kryeziut, të cilin e ka cilësuar si intelektual, profesor universitar, veprimtar politik dhe koleg të çmuar në LDK. Ajo ka vlerësuar kontributin e tij në jetën akademike, politike dhe shoqërore të Kosovës,…

Lajme

25/08/2026 11:42

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vdekjes së Eqrem Kryeziut.

Bajrami ka shprehur pikëllimin e saj për ndarjen nga jeta të Kryeziut, të cilin e ka cilësuar si intelektual, profesor universitar, veprimtar politik dhe koleg të çmuar në LDK.

Ajo ka vlerësuar kontributin e tij në jetën akademike, politike dhe shoqërore të Kosovës, veçanërisht në Prizren, qytet të cilit Kryeziu i shërbeu edhe si kryetar.

“Eqrem Kryeziu i dha shumë jetës akademike, politike e shoqërore të Kosovës, e në veçanti Prizrenit, të cilit i shërbeu edhe si kryetar. Do të kujtohet për kulturën, pastërtinë, urtësinë dhe përkushtimin e tij”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Deputetja u ka shprehur ngushëllime familjes Kryeziu, miqve dhe bashkëveprimtarëve të tij në LDK.

“U prehsh në paqe, profesor!”, ka përfunduar Bajrami.