“Stop menaxhimit represiv” Vdekja e 4 punëtorëve, sindikata e KEK-ut zhvillon një aksion simbolik
Katër punëtorë të KEK-ut kanë humbur jetën derisa po kryenin punën e tyre në Korporatën Energjetike të Kosovës. Këto vdekje janë shënuar brenda disa muajve, teksa muajin që po lëm pas humbën jetën dy prej tyre. E këto ngjarje të rënda kanë bërë që sindikata e re e punëtorëve të KEK-ut të protestojë sot në…
Lajme
Katër punëtorë të KEK-ut kanë humbur jetën derisa po kryenin punën e tyre në Korporatën Energjetike të Kosovës.
Këto vdekje janë shënuar brenda disa muajve, teksa muajin që po lëm pas humbën jetën dy prej tyre.
E këto ngjarje të rënda kanë bërë që sindikata e re e punëtorëve të KEK-ut të protestojë sot në Prishtinë.
Para zyrave të KEK-ut në qendër të njëjtit kanë thënë se inspektorët e punës janë vetëm në letër, pa asnjë veprim.
“Stop menaxhimit represiv”,” Punëtorët nuk janë numra, janë jetë”./Lajmi.net/



