Abdixhiku për vdekjen e Eqrem Kryeziut: Kosova humbi një intelektual të shquar

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar për vdekejn e Eqrem Kreyziut. Abdixhiku ka thënë se Kosova ka humbur një intelektual të shquar, një veprimtar të orëve të para dhe një shërbyes të përkushtuar të institucioneve të saj. “Profesor Eqremi ishte pjesë e brezit themeltar të LDK-së dhe bashkudhëtar i palëkundur i presidentit Rugova. Për…

Lajme

25/08/2026 11:04

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar për vdekejn e Eqrem Kreyziut.

Abdixhiku ka thënë se Kosova ka humbur një intelektual të shquar, një veprimtar të orëve të para dhe një shërbyes të përkushtuar të institucioneve të saj.

“Profesor Eqremi ishte pjesë e brezit themeltar të LDK-së dhe bashkudhëtar i palëkundur i presidentit Rugova. Për më shumë se dy dekada udhëhoqi Degën e LDK-së në Prizren, shërbeu si nënkryetar i parë i LDK-së, deputet e kryetar i Komunës së Prizrenit në vitet e para e më të vështira të lirisë”, shkruan Abdixhiku.

Postimi i plotë:

Kosova sot humbi një intelektual të shquar, një veprimtar të orëve të para dhe një shërbyes të përkushtuar të institucioneve të saj. Lidhja Demokratike e Kosovës humbi njërën prej figurave të saj më të rëndësishme, ndërsa Prizreni një prej personaliteteve që e përfaqësoi dhe e udhëhoqi me dinjitet.
Profesor Eqremi ishte pjesë e brezit themeltar të LDK-së dhe bashkudhëtar i palëkundur i Presidentit Rugova. Për më shumë se dy dekada udhëhoqi Degën e LDK-së në Prizren, shërbeu si nënkryetar i parë i LDK-së, deputet e kryetar i Komunës së Prizrenit në vitet e para e më të vështira të lirisë.
Ishte profesor, intelektual e veprimtar politik me mendim të lirë, fjalë të drejtpërdrejtë dhe karakter të veçantë. LDK-së i dha vite të tëra angazhimi, besnikërie dhe shërbimi; Kosovës i shërbeu në arsim, në politikë dhe në ndërtimin e institucioneve demokratike.
Në emrin tim dhe të gjithë Lidhjes Demokratike të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kryeziu, miqve, bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve të Prizrenit.
Profesor Eqrem, faleminderit për gjithë kontributin dhe gjurmën që le pas.
Pusho në paqe!
I përhershëm qoftë kujtimi për ty!/Lajmi.net/