Ministria e Infrastrukturës dhe UP-ja bashkojnë ekspertizën për projektet e reja
Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka pritur në takim Prof. Lavdim Osmanajn, drejtor i Institutit për Inovacion, Ujë dhe Ambient në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit. Gjatë takimit është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet ministrisë dhe Universitetit të Prishtinës, si dhe për përfshirjen e ekspertizës akademike në adresimin e sfidave…
Lajme
Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka pritur në takim Prof. Lavdim Osmanajn, drejtor i Institutit për Inovacion, Ujë dhe Ambient në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
Gjatë takimit është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet ministrisë dhe Universitetit të Prishtinës, si dhe për përfshirjen e ekspertizës akademike në adresimin e sfidave teknike gjatë realizimit të projekteve infrastrukturore.
Vëmendje e veçantë i është kushtuar çështjeve që lidhen me ujërat nëntokësore, drenazhimin, rrëshqitjet e dheut dhe stabilitetin e terrenit.
Sipas ministrisë, përfshirja e profesionistëve dhe institucioneve akademike synon që problemet teknike të trajtohen përmes analizave të sakta dhe zgjidhjeve të qëndrueshme.