Policia në Pejë shqipton 375 gjoba ndaj motoçiklistëve gjatë gushtit
Policia e Kosovës ka shqiptuar 375 tiketa ndaj ngasësve të motoçikletave në rajonin e Pejës, gjatë periudhës 1–23 gusht 2026. Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Njësiti i Trafikut Rajonal, stacionet policore dhe Njësiti për Reagim të Shpejtë kanë realizuar plane operative me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në komunikacion. Sipas policisë,…
Lajme
Policia e Kosovës ka shqiptuar 375 tiketa ndaj ngasësve të motoçikletave në rajonin e Pejës, gjatë periudhës 1–23 gusht 2026.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Njësiti i Trafikut Rajonal, stacionet policore dhe Njësiti për Reagim të Shpejtë kanë realizuar plane operative me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në komunikacion.
Sipas policisë, gjobat janë shqiptuar për kundërvajtje të ndryshme, ndër të cilat:
Drejtimi i motoçikletës pa patentëshoferë;
Drejtimi i motoçikletës pa regjistrim;
Drejtimi i motoçikletës pa helmetë, si edhe kundërvajtje të tjera.
Policia ka bërë të ditur se këto plane operative do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me fokus në respektimin e rregullave të trafikut dhe parandalimin e aksidenteve./Lajmi.net/