Zjarri kaplon një shtëpi në Podujevë, zjarrfikësit arrijnë ta lokalizojnë

Një shtëpi në Podujevë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e së hënës. Siç bëhet e ditur në raportin ditor të Policisë, ende nuk dihet shkaku i zjarrit përderisa fatmirësisht zjarrfikësit kanë arritur ta shuajnë atë. Policia njofton se rasti është duke u hetuar. Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje: Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm…

Lajme

25/08/2026 09:42

Një shtëpi në Podujevë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e së hënës.

Siç bëhet e ditur në raportin ditor të Policisë, ende nuk dihet shkaku i zjarrit përderisa fatmirësisht zjarrfikësit kanë arritur ta shuajnë atë.

Policia njofton se rasti është duke u hetuar.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm

Podujevë, 24.08.2026, 19:22. Ankuesi M/K ka raportuar se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri shtëpia e tij. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin. Rasti nën hetime.