Punëtori i Trainkos tregon se si e siguroi raportin për vagonët që ndodhen në Serbi

Punëtori i Trainkos, Asdren Ademi, ka folur për mënyrën se si kishte siguruar informacionin lidhur me vagonët e kësaj ndërmarrjeje, të cilët janë dërguar për riparim në Serbi. Duke folur në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova, Ademi tregoi se informacionin fillestar e kishte marrë nga disa prej kolegëve të tij, ndërsa më pas kishte…

Lajme

24/08/2026 23:34

Punëtori i Trainkos, Asdren Ademi, ka folur për mënyrën se si kishte siguruar informacionin lidhur me vagonët e kësaj ndërmarrjeje, të cilët janë dërguar për riparim në Serbi.

Duke folur në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova, Ademi tregoi se informacionin fillestar e kishte marrë nga disa prej kolegëve të tij, ndërsa më pas kishte vijuar me hulumtimet për të gjetur dokumentacionin përkatës.

“E mora nga disa kolegë informacionin edhe hulumtova pak më shumë. E gjeta edhe raportin që tani që janë në Serbi”, deklaroi Ademi.

Ai tha se dokumentet që kishte siguruar nuk përmbanin informacione sekrete dhe se procedura për dërgimin e vagonëve për riparim ishte zhvilluar përmes prokurimit publik.

“Edhe pse nuk ka qenë që kanë diçka sekrete, ka qenë përmes prokurimit të Kosovës, gjithçka transparente, por i kanë mshef”, tha ai.