Arrestohet në Ferizaj një person i kërkuar nga INTERPOL-i për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar nga INTERPOL-i, i cili dyshohet se i ishte shmangur drejtësisë në Maqedoninë e Veriut. Sipas Policisë, arrestimi është realizuar më 24 gusht, rreth orës 21:00, nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim me njësitet e tjera policore dhe Stacionin Policor në Ferizaj. I arrestuari, me…

Lajme

24/08/2026 23:11

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar nga INTERPOL-i, i cili dyshohet se i ishte shmangur drejtësisë në Maqedoninë e Veriut.

Sipas Policisë, arrestimi është realizuar më 24 gusht, rreth orës 21:00, nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim me njësitet e tjera policore dhe Stacionin Policor në Ferizaj.

I arrestuari, me inicialet N.R., ka shtetësi të Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut. Ai kërkohej përmes INTERPOL-it, bazuar në një urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut.

Sipas Policisë, N.R. kërkohej për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa ndaj tij do të vazhdojnë procedurat e mëtejshme ligjore. /Lajmi.net/