Vetplagoset aksidentalisht me armë zjarri një person në Pejë, dërgohet në QKUK për trajtim
Një person është plagosur me armë zjarri sot rreth orës 14:15 në fshatin Vitomiricë të Pejës. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova. Sipas Policisë, i plagosuri fillimisht është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa më pas, për shkak të gjendjes shëndetësore, është transferuar…
Lajme
Një person është plagosur me armë zjarri sot rreth orës 14:15 në fshatin Vitomiricë të Pejës.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Sipas Policisë, i plagosuri fillimisht është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa më pas, për shkak të gjendjes shëndetësore, është transferuar në QKUK në Prishtinë.
I plagosuri ka deklaruar para hetuesve se ishte vetplagosur aksidentalisht, në momentin kur po e pastronte një armë të gjatë.
Rasti po vazhdon të hetohet nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime. /Lajmi.net/