“As në shtëpi nuk janë të sigurta” – Vlora Çitaku pas vrasjes së gruas shtatzënë: Nuk ka as arsye, as justifikim

Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së një gruaje të re, për të cilën është raportuar se dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj. Çitaku ka ngritur shqetësimin për sigurinë e grave, duke theksuar se dhuna ndaj tyre duhet të dënohet jo vetëm nga ligji, por edhe të jetë…

Lajme

24/08/2026 20:38

Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së një gruaje të re, për të cilën është raportuar se dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj.

Çitaku ka ngritur shqetësimin për sigurinë e grave, duke theksuar se dhuna ndaj tyre duhet të dënohet jo vetëm nga ligji, por edhe të jetë e papranueshme për shoqërinë.

“A ka ndonjë vend të sigurt për gratë? Në rrugë, jo. Në punë, jo. E, fatkeqësisht, as në shtëpi jo”, ka shkruar ajo.

Duke iu referuar rastit, Çitaku ka thënë se një grua e re u vra në shtëpinë e saj, aty ku, sipas saj, do të duhej të ndihej më e sigurt.

Ajo ka kritikuar edhe tendencën për të kërkuar arsye apo motive për dhunën ndaj grave, duke theksuar se “nuk ka motiv, nuk ka arsye dhe nuk ka justifikim për vrasjen e një gruaje”.

Çitaku ka kërkuar gjithashtu që familja e të dyshuarit të distancohet nga krimi dhe të mos kërkojë arsyetime për autorin.

Sipas saj, dhuna ndaj grave duhet të jetë jo vetëm e dënueshme penalisht, por edhe shoqërisht e patolerueshme. /Lajmi.net/