Donjeta Sadiku triumfon në Taranto 2026, avancon në gjysmëfinale

Donjeta Sadiku ka shënuar një fitore të madhe në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke u kualifikuar në gjysmëfinale të kategorisë deri në 60 kilogramë. Boksierja kosovare triumfoi ndaj turkes Esmanur Lok, pas një dueli të fortë dhe të luftuar deri në sekondat e fundit. Sadiku u pa edhe e gjakosur në disa momente të meçit, por kjo nuk…

Sport

24/08/2026 18:53

Donjeta Sadiku ka shënuar një fitore të madhe në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke u kualifikuar në gjysmëfinale të kategorisë deri në 60 kilogramë.

Boksierja kosovare triumfoi ndaj turkes Esmanur Lok, pas një dueli të fortë dhe të luftuar deri në sekondat e fundit.

Sadiku u pa edhe e gjakosur në disa momente të meçit, por kjo nuk e ndaloi të vazhdonte luftën dhe të kërkonte fitoren.

Pas përfundimit të raundit të tretë, gjyqtarët ia dhanë fitoren me pikë boksieres kosovare, e cila tashmë ka siguruar medaljen e bronztë dhe një vend në gjysmëfinale.

Sadiku do të rikthehet nesër në ring, ku do të luftojë për një vend në finale dhe për mundësinë që medaljen e bronztë ta shndërrojë në të argjendtë ose të artë.

Një tjetër paraqitje e madhe për boksieren kosovare në arenën ndërkombëtare dhe një medalje e sigurt për Kosovën në Taranto.