Ushtarët amerikanë ateruan në Frutex
Sot, kompania Frutex pati disa mysafirë të veçantë. Ajo priti 25 ushtarë të aviacionit amerikan në kuadër të KFOR-it. Edhe më të veçantë këtë vizitë e bëri mënyra e arritjes së tyre: ushtarët ateruan në ambientet e kompanisë me dy helikopterë të tipit Black Hawk. Gjatë vizitës, ata patën mundësinë të shohin nga afër procesin…
Lajme
Sot, kompania Frutex pati disa mysafirë të veçantë. Ajo priti 25 ushtarë të aviacionit amerikan në kuadër të KFOR-it.
Edhe më të veçantë këtë vizitë e bëri mënyra e arritjes së tyre: ushtarët ateruan në ambientet e kompanisë me dy helikopterë të tipit Black Hawk.
Gjatë vizitës, ata patën mundësinë të shohin nga afër procesin e prodhimit dhe të njihen me zhvillimin dhe arritjet e kompanisë Frutex, e cila është njëra ndër kompanitë më të mëdha eksportuese në Kosovë, me brendet Golden Eagle, Natural 100% dhe Relax.
Pas vizitës në fabrikë, u organizua një drekë e përbashkët mes drejtuesve të kompanisë dhe ushtarëve, të cilët tash e disa vite shërbejnë në një mision të veçantë në Kosovë.
Gjatë qëndrimit, ata vizituan edhe ambientet e ndërtuara nga familja Palushi, të dedikuara për ruajtjen dhe kujtimin e historisë dhe sakrificës së popullit të Kosovës.

