Rasti i parë për 2026: Konfirmohet infeksioni nga Virusi i Nilit Perëndimor në Shqipëri
Instituti i Shëndetit Publik të Shqipërisë ka konfirmuar rastin e parë të infeksionit nga Virusi i Nilit Perëndimor (WNV) në Shqipëri për vitin 2026. Rasti është evidentuar gjatë 10-ditëshit të dytë të muajit gusht në qarkun e Korçës, pas monitorimit të rasteve të dyshuara për infeksion nga WNV. Sipas ISHP-së, që nga fillimi i janarit…
Lajme
Instituti i Shëndetit Publik të Shqipërisë ka konfirmuar rastin e parë të infeksionit nga Virusi i Nilit Perëndimor (WNV) në Shqipëri për vitin 2026.
Rasti është evidentuar gjatë 10-ditëshit të dytë të muajit gusht në qarkun e Korçës, pas monitorimit të rasteve të dyshuara për infeksion nga WNV.
Sipas ISHP-së, që nga fillimi i janarit 2026 janë testuar 30 mostra të rasteve të dyshuara, të cilat kanë rezultuar negative. Rasti i evidentuar në Korçë është i pari i konfirmuar në vend këtë vit.
ISHP ka bërë të ditur se po vijon survejancën epidemiologjike te njerëzit, hetimin epidemiologjik dhe entomologjik të rastit të konfirmuar, si dhe monitorimin e situatës.
Infeksioni nga Virusi i Nilit Perëndimor është evidentuar edhe në vitet e mëparshme në Shqipëri. Në vitin 2024 u raportuan 107 raste të konfirmuara dhe 50 raste të mundshme, ndërsa në vitin 2025 u raportuan dy raste të konfirmuara./A2Cnn