Tragjedia në Veternik, ky është punëtori që humbi jetën në vendin e punës

Flurim Ramaj, 49-vjeçar nga fshati Senik i Malishevës, është punëtori që humbi jetën tragjikisht në një vendpunishte në lagjen Veternik të Prishtinës. Ramaj dyshohet se ra nga lartësia derisa ishte duke punuar. Për shkak të plagëve të marra, ai nuk arriti t’u mbijetojë lëndimeve dhe vdiq në vendin e ngjarjes. Ndërkohë, Prokuroria ka njoftuar se…

Lajme

24/08/2026 16:46

Flurim Ramaj, 49-vjeçar nga fshati Senik i Malishevës, është punëtori që humbi jetën tragjikisht në një vendpunishte në lagjen Veternik të Prishtinës.

Ramaj dyshohet se ra nga lartësia derisa ishte duke punuar.

Për shkak të plagëve të marra, ai nuk arriti t’u mbijetojë lëndimeve dhe vdiq në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, Prokuroria ka njoftuar se një person është ndaluar për 48 orë lidhur me rastin.