“Arma ishte me leje, lëndimet ishin të rënda”, Nazmi Zogaj flet për vrasjen e gruas shtatzënë në Malishevë

Komandanti i stacionit policor në Malishevë, Nazmi Zogaj, ka folur për tragjedinë e sotme ku është vrarë një grua shtatzënë (25-vjeçare). Sipas Prokurorisë, dyshohet se gruaja u vra nga burri i saj, i cili mësohet se më pas është plagosur rëndë dhe po trajtohet ne Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. “Me të pësuar rastin, njësimet…

Lajme

24/08/2026 14:08

Komandanti i stacionit policor në Malishevë, Nazmi Zogaj, ka folur për tragjedinë e sotme ku është vrarë një grua shtatzënë (25-vjeçare).

Sipas Prokurorisë, dyshohet se gruaja u vra nga burri i saj, i cili mësohet se më pas është plagosur rëndë dhe po trajtohet ne Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Me të pësuar rastin, njësimet policore dhe emergjenca kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Lëndimet kanë qenë shumë të rënda dhe menjëherë janë transportuar për në QKUK në Prishtinë”, ka thënë komandanti i stacionit policor në Malishevë, Nazmi Zogaj për media.

Tutje, Zogaj tha se arma ka qenë me leje.

“Dyshohet se arma është me leje dhe është e prindit të dorasit. Prokuroria e ka vlerësuar si vrasje të rëndë. Jemi në hetimet fillestare, për të zbuluar më shumë për rastin”, tha Zogaj.

Tragjedia e sotme ka ndodhur në fshatin Kërvasari të Malishevës.