Haxhiu: Po punojmë për ta gjetur presidentin e ri të Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se po punojnë për gjetjen e një presidenti të ri të vendit. Duke mos folur gjatë mbi zhvillimet politike e institucionale në vend, Haxhiu deklaroi se po punojnë mbi gjetjen e zgjidhjes për presidentin, transmeton lajmi.net. “Ta gjejmë një president të ri, jemi duke…

Lajme

24/08/2026 12:33

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se po punojnë për gjetjen e një presidenti të ri të vendit.

Duke mos folur gjatë mbi zhvillimet politike e institucionale në vend, Haxhiu deklaroi se po punojnë mbi gjetjen e zgjidhjes për presidentin, transmeton lajmi.net.

“Ta gjejmë një president të ri, jemi duke punuar për këtë”, ka deklaruar Haxhiu.

Deklarata vjen në një kohë kur çështja e zgjedhjes së presidentit të ri mbetet një nga temat kryesore në skenën politike./Lajmi.net/