Bëhen bashkë Fitore Pacolli e Sami Lushtaku, nënshkruhet projekti i banimit prej 4.4 milionë euro

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka qëndruar sot në Skenderaj. Pacolli është takuar me të parin e kësaj komune, Sami Lushtaku ku kanë nënshkruar marrëveshjen për financimin e Programeve të Banimit me vlerë prej 4.4 milionë euro, e kredituar nga Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës. Lushtaku tha se ky…

Lajme

24/08/2026 12:22

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka qëndruar sot në Skenderaj.

Pacolli është takuar me të parin e kësaj komune, Sami Lushtaku ku kanë nënshkruar marrëveshjen për financimin e Programeve të Banimit me vlerë prej 4.4 milionë euro, e kredituar nga Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës.

Lushtaku tha se ky projekt është i dedikuar me prioritet për familjet e dëshmorëve të Skenderajt.

Postimi i plotë:

Pas Objektit U, edhe Objekti Ç po bëhet realitet!

Sot nënshkruam Marrëveshjen për Financimin e Programeve të Banimit me zonjën Fitore Pacolli, ministre e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, për bashkëfinancimin e Objektit Ç, me vlerë prej 4.4 milionë euro, e kredituar nga Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës.

Ky projekt që hyn në kuadër të Banimit Social Adekuat është i dedikuar me prioritet për familjet e dëshmorëve të Komunës së Skenderajt, si një obligim institucional dhe moral ndaj familjeve që dhanë më të shtrenjtën për lirinë e Kosovës.

Do të punojmë fort që edhe Objekti K të bëhet realitet, duke e kompletuar kështu tërësisht kompleksin UÇK dhe duke përmbushur një tjetër zotim ndaj familjeve që kanë dhënë shumë për lirinë e Kosovës!./Lajmi.net/