Bie nga një objekt derisa po punonte në Veternik, vdes një 49 vjeçar

Një person ka humbur jetën sot në Prishtinë, në lagjen Veternik. Ai ka rënë nga një objekt derisa ishte duke punuar, shkruan lajmi.net. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën se një person ka rënë nga një lartësi (objekt) në lagjen Veternik në Prishtinë, …

Lajme

24/08/2026 11:14

Një person ka humbur jetën sot në Prishtinë, në lagjen Veternik.

Ai ka rënë nga një objekt derisa ishte duke punuar, shkruan lajmi.net.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën se një person ka rënë nga një lartësi (objekt) në lagjen Veternik në Prishtinë,  derisa ishte duke punuar. Viktima mashkull, 49 vjeç,  nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti në vendin e ngjarjes  ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Policia në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës kanë nisë një hetim lidhur me këtë rast”, ka thënë Ahmeti. /Lajmi.net/