Përfaqësimi i Kosovës në padel, përvojë e rëndësishme në Mesëdhetaret e Taranto 2026
Dy përfaqësuesit e Kosovës në lojën e padelit, Lavdrim Krasniqi dhe Leotrim Krasniqi, kanë folur menjëherë pas përballjes me Portugalinë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, të cilën e humbën 2 me 0 në sete (6:0 dhe 6:0). I pari tha se përballja si kjo me përfaqësuesen luzitane është një mundësi e madhe për të dhe…
Sport
Dy përfaqësuesit e Kosovës në lojën e padelit, Lavdrim Krasniqi dhe Leotrim Krasniqi, kanë folur menjëherë pas përballjes me Portugalinë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, të cilën e humbën 2 me 0 në sete (6:0 dhe 6:0).
I pari tha se përballja si kjo me përfaqësuesen luzitane është një mundësi e madhe për të dhe kolegët tjerë kosovarë që të fitojnë përvojë ndërkombëtare.
“Kundërshtarët kanë qenë shumë të mirë, kanë qenë shumë të fortë. Si të gjithë, veç se kemi pasur mundësinë të kemi eksperiencë që të luajmë kundër këtij lloji të lojtarëve, është mundësi e madhe. Jemi shumë krenarë se kjo mundësi na ka dhënë besim. Jemi shumë të lumtur sot. Na më së shumti kemi fokus për ta zhvilluar pak sportin edhe në Kosovë, por edhe në Suedi, Skandinavi, në Evropë, në krejt vendet. Jemi duke provuar sa më shumë që mundemi ta zhvillojmë sportin në Kosovë”, u shpreh Krasniqi.
Ndërkohë, Leotrim Krasniqi tha se përfaqësimi i Kosovës në një ngjarje të përmasave si Lojërat Mesdhetare është një ndjenjë e veçantë dhe burim krenarie.
“Qysh jo, qysh jo! Jemi, qysh tha edhe më herët, krenarë jemi për ta pasur këtë mundësi për ta përfaqësuar Kosovën”, deklaroi Krasniqi.
Në garat e padelit po merr pjesë edhe Albiona Gashi, e cila e cilësoi përvojën në Taranto si një emocion të papërshkrueshëm.
Gashi: Nuk mund t’i shpjegoj emocionet që kam duke përfaqësuar Kosovën këtu
“Është një shans shumë i mirë për ne dhe nuk mundemi ta shpjegojmë çfarë emocioni kemi provuar dhe jemi duke provuar çdo ditë që jemi këtu. Besoj se kjo është shansi më i mirë edhe për botën e padelit të Kosovës për ta njohur këtë sport. Kemi bërë çfarë kemi mundur. Po sigurisht, nuk do të ndalemi, veç do të mësojmë më shumë edhe të bëjmë sa më shumë ushtrime që të arrijmë sa më shumë”, tha Gashi.
Për Kosovën, pjesëmarrja në padel në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” paraqet një mundësi të rëndësishme për përvojë ndërkombëtare dhe promovimin e mëtutjeshëm të këtij sporti në vend.