Fushë Kosovë: Arrestohen tre persona që kanosën dhe penguan policët, dy nga të dyshuarit ishin të dehur – Njëri lirohet
Policia e Kosovës, ka njoftuar se dje në Fushë Kosovë janë arrestuar tre meshkuj, që kanë kanosur dhe penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Dy nga të dyshuarit ishin në ndikim të alkoolit. Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa dy zyrtar policor kanë marrë lëndime të lehta dhe janë dërguar në QKUK…
Lajme
Policia e Kosovës, ka njoftuar se dje në Fushë Kosovë janë arrestuar tre meshkuj, që kanë kanosur dhe penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Dy nga të dyshuarit ishin në ndikim të alkoolit.
Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa dy zyrtar policor kanë marrë lëndime të lehta dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, njëri është liruar në procedurë të rregullt.
“Fushë Kosovë 23.08.2026 – 04:55. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, kishin kanosur dhe penguar zyrtarët policor gjatë kryerjes së detyrës. Dy nga të dyshuarit ishin nën ndikim të alkoolit. Të dyshuarëve u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa dy zyrtar policor kanë pësuar lëndime të lehta ku janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport të Policisë. /Lajmi.net/