Të shtëna me armë në një aheng në Begracë të Kaçanikut, ndalohen për 48 orë dy të dyshuar

Policia e Kosovës, ka njoftuar se dje rreth orës 22:30, në fshatin Begracë të Kaçanikut në një aheng familjar kishte të shtëna me armë zjarri. Njësitet reaguese dhe ajo e hetimeve të stacionit policor në Kapanik, bashkë me Njësinë e Reagimit të Shpejtë në Ferizaj, kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore. “Gjatë veprimeve policore janë…

Lajme

24/08/2026 08:49

Policia e Kosovës, ka njoftuar se dje rreth orës 22:30, në fshatin Begracë të Kaçanikut në një aheng familjar kishte të shtëna me armë zjarri.

Njësitet reaguese dhe ajo e hetimeve të stacionit policor në Kapanik, bashkë me Njësinë e Reagimit të Shpejtë në Ferizaj, kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore.

“Gjatë veprimeve policore janë identifikuar dy të dyshuar, tek të cilët janë gjetur dhe janë konfiskuar dy armë zjarri (pistoleta), 65 fishekë dhe 15 gëzhoja. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik, ku janë intervistuar. Me urdhër të prokurorit të shtetit, rasti është iniciuar për veprat penale ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: